Ndalohet në aeroportin e Rinasit dhendri i ish-kryeministrit Sali Berisha

Ndalohet në aeroportin e Rinasit dhendri i ish-kryeministrit Sali Berisha

251
SHPËRNDAJE

Jamarbër Malltezi është arrestuar nga Policia mbrëmjen e sotme në Rinas.

Ai është ndaluar me urdhër të SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Ndaj tij ka patur urdhër arresti të firmosur nga Gjykata e Posaçme.

Privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani” është një çështje që është marrë prej kohësh në shqyrtim nga SPAK. Tashmë aty është ndërtuar një kompleks pallatesh.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për ndalimin e dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë kreu i Rithemelimit më herët ka njoftuar një konferencë për mediat nga selia e PD-së.

S'KA KOMENTE