Automjeti përplas 57-vjeçarin, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

Automjeti përplas 57-vjeçarin, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

940
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz.

Automjeti me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç ka përplasur 57-vjeçarin S.V., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 57-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të tij.

Njoftimi i Policisë:

Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç,  ka përplasur shtetasin  S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksident.

S'KA KOMENTE