Arrestohet në Rinas 28-vjeçarja, anëtare e grupit qe shperndanin drogë në shkollat...

Arrestohet në Rinas 28-vjeçarja, anëtare e grupit qe shperndanin drogë në shkollat dhe baret e kryeqytetit

319
SHPËRNDAJE

Seksioni i narkotivë vijon operacionin e koduar “Harta”. Shkon në 21 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Në pranga ka përfunduar shtetasja Arlinda Rama.

Kujtojme se më 21 mars, policia goditi mjë grup kriminal që shpërdanin drogë në shkolla e bare të Tiranës duke vënë në pranga 20 persona.

Anëtarët e këtij grupit kriminal, që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy, jo vetëm në komunikimet verbale  por edhe në celular.

Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin.

S'KA KOMENTE