Arrestohet 39 vjecari ne Fier,theu masen e arrestit dhe u kap duke...

Arrestohet 39 vjecari ne Fier,theu masen e arrestit dhe u kap duke drejtuar makinen pa leje drejtimi

2176
SHPËRNDAJE

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihet në pranga 39-vjeçari i cili u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Fier pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

S'KA KOMENTE