Rama në aksin që lidh Mallakastrën me rrugën e Lumit të Vlorës

Rama në aksin që lidh Mallakastrën me rrugën e Lumit të Vlorës

405
SHPËRNDAJE

Një investim i shumëpritur transformues për Fierin dhe më gjerë është projekti i rrugës Vllahinë-Poçem, që lidh Fierin dhe Mallakastrën me rrugën e Lumit të Vlorës, jo vetëm duke ndihmuar industrinë e naftës, por duke hapur një front të ri zhvillimi të turizmit e të agroturizmit për këtë zonë magjepsëse, ku gjenden edhe tre sitet e rëndësishme arkeologjike Bylis, Amantia dhe Apoloni.

Kryeministri Edi Rama vijoi sot inspektimet në kantierin e rrugës së re, e mezipritur për banorët e kësaj zone, që do t’i japë frymëmarrje ekonomike e sociale të gjithë qendrave të banuara pranë të cilave kalon rruga.

Kjo është një rrugë që lidh qarqet Fier edhe Vlorë, por që ka shumë vlera, vlere turistike për shkak se lidh tre prej diamanteve të arkeologjisë shqiptare. Lidh Bylisin, Amantian dhe Apoloninë. Por ka qenë dhe një rrugë e nevojshme ekonomike sepse Gorishta është prodhues i madh i naftës dhe në fakt vazhdon të nxjerrë. Ndërkohë e lidh gjithë këtë zonë, Poçemin dhe Mallakastrën e lidh me rrugën e lumit të Vlorës dhe gjithë këtë zonë e nxjerr më shpejt te pjesa e bregdetit” – u shpreh deputeti i zonës Taulant Balla.

Projekti parashikon ndër të tjera riparimin e urave ekzistuese, si dhe trotuarë të ndriçuar në zonat e banuara.
Projekti parashikon ndër të tjera riparimin e urave ekzistuese, si dhe trotuarë të ndriçuar në zonat e banuara.

Kryeministri Rama tha se agroturizmi është një perspektivë e rëndësishme për zonën, e cila me rrugën e re do të dalë në dritë, duke u aksesuar lehtësisht.

“Duhet vetëm të shtyni më shumë për agroturizmin. Duhet të bëni shumë punë që të nxisni agroturizmin që t’i jepni dhe informacion, dhe kurajë, por edhe ndihmë atyre që kanë prona apo kanë shtëpi këtu që të merren me agroturizëm. Do ketë edhe më shumë turistë vitin tjetër, e më shumë vitin tjetër prandaj u duhet thënë njerëzve sa më shumë, që aty është një perspektivë shumë e mirë sepse bëjnë një investim modest në krahasim me të ardhurat pastaj që vijnë nga turizmi”,– u shpreh Kryeministri Rama për drejtuesit lokalë të zonës.

S'KA KOMENTE