Aksidentet rrugore, janar-nëntor ,157 jetë të humbura

Aksidentet rrugore, janar-nëntor ,157 jetë të humbura

191
SHPËRNDAJE

Njëqind e pesëdhjetë e shtatë persona kanë ndërruar jetë në aksidentet rrugore që janë shënuar në rrugët e Shqipërisë nga janari deri në mes të nëntorit. Vetëm në tri ditët e fundit, në aksidentet e shënuara humbën jetën 5 persona.

Të dhënat bëhen të ditura nga Policia e Shtetit, e cila thotë se aksidentet rrugore janë shënuar në të gjitha segmentet rrugore, sidomos ato me qarkullim të dendur automjetesh.

Po sipas të dhënave të Policisë, bëhet e ditur se në total janë regjistruar 1 mijë ngjarje rrugore ku kanë mbetur të plagosur më shumë se 1170 persona.

Pak ditë më parë ishte EUROSTAT që bëri të ditur se superstrada Lezhë-Milot është një nga pikat më të zeza të Shqipërisë sa i përket numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet i pesti në Evropë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Letonisë dhe Kroacisë përsa i përket numrit të aksidenteve.

S'KA KOMENTE