Aksident ne Rrugën e Kombit, 7 persona të plagosur, 3 prej tyre...

Aksident ne Rrugën e Kombit, 7 persona të plagosur, 3 prej tyre dërgohen te Trauma. 5 anëtarë të një familje

488
SHPËRNDAJE

7 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes  së dy mjeteve në Rrugën e Kombit. 3 prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 4 të tjerët në spitalin e Rrëshenit.

Në një prej mjeteve udhëtonin 5 anëtarët e një familje, me 3 vajza të mitura, ndërsa në mjetin tjetër dy shtetase nga Kosova.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMËW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE