A janë këta alienë… apo foshnja njerëzore? Skanimet MRI të fetuseve po...

A janë këta alienë… apo foshnja njerëzore? Skanimet MRI të fetuseve po tmerrojne njerezit

187
SHPËRNDAJE

Duke pasur sy kërcënues dhe buzëqeshje djallëzore, do të mendonit se këta ishin thjesht alienë të një filmi fantastiko-shkencor të Hollivudit.Por ne fakt, ato janë skanime të vërteta MRI (Magnetic Resonance Imagine) të foshnjave njerëzore në mitër.

Përdoruesit e mediave sociale kanë bërë shaka kur panë fotot që shkaktojnë makth, të cilat fillimisht u postuan në vitin 2021.

Megjithatë, skanime të ngjashme janë rishfaqur në mediat sociale këtë javë, duke nxitur komente të reja në internet për pamjet e çuditshme.

Skanimet MRI janë të ndryshme nga ekografitë. Ato kërkohen vetëm nëse nëna ose foshnja e palindur e kërkon një të tillë për arsye mjekësore.

Për shembull, ato mund të ndihmojnë në përcaktimin dhe zbulimin e keqformimeve të qafës, kraharorit, barkut dhe shtyllës kurrizore tek fetuset, sipas Great Ormond Street Hospital.

Megjithatë, kur përdoret gjatë shtatzënisë, MRI mund të prodhojë një imazh shumë të ngjashëm me jetën e foshnjës së tyre.

Imazhet bardh e zi të detajuara nxisin imagjinaten dhe deshiren e shumë prindërve të cilët besojnë verbërisht se vogëlushi i tyre do të jetë i adhurueshëm.

Dhjetra skanime MRI të fetusit u shpërndanë në Twitter në 2021 pasi u zbuluan nga një projekt i mbështetur nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.

Një përdorues i Twitter tha se MRI-të dekurajohen gjatë shtatzënisë sepse ‘njerëzit do të kuptonin se po inkubojnë demonët e makthit dhe me të drejtë do të tmerroheshin’.

S'KA KOMENTE