A do të kemi ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje...

A do të kemi ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje të parakohshme? 

59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Debat”, i ka dhënë përgjigje zërave se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare.

Sipas shefit të qeverisë, PS po përgatitet për procesin zgjedhor të 2025 dhe asgjë të ngjashme, në një kohë të afërt siç pretendohet nga opozita.

PS fiton për shumë arsye dhe fiton sepse është gjithmonë disa hapa përpara gjithë të tjerëve dhe është gjithmonë në përpjekje për të rikrijuar vetveten. Duke nxjerrë mësime nga çfarë erdhi nga zgjedhjet e mëparshme dhe Përgatitemi për zgjedhje të tjera. Jo të parakohshme, të tjera”, tha Rama.

Shefi i qeverisë hodhi poshtë edhe zërat, kryesisht nga grupi i Rithemelimit që thonë se do të ketë ndryshime në qeveri, që do të njoftohen në Kongresin e PS.

Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, tha Rama.

Sa i përket përzgjedhjes për të zhvilluar Kongresin më 8 dhjetor dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë për demokratët, Rama tha: “Është ditë pushimi, është dita e rinisë dhe është një ditë e mirë për të bërë një kongres”.

S'KA KOMENTE