Rama largohet nga Kuvendi menjëherë sapo merr fjalën Berisha

Rama largohet nga Kuvendi menjëherë sapo merr fjalën Berisha

170
SHPËRNDAJE

Ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku pritet të votohet edhe autorizimi për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Ndryshe nga sa pritej, kryeministri Edi Rama u shfaq në seancë, mirëpo menjëherë pasi Sali Berisha iu drejtua foltores së Kuvendit, i pari i qeverisë u largua nga salla e seancës plenare.

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në nisje të seancës, Sali Berisha mori fjalën dhe u shpreh se zëvendëskryeministri është arratisur dhe për këtë arsye, përgjigjet e pyetjeve duhet t’i japë Edi Rama, tha ai.

“Në mungesë, për shkak të arratisjes së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, unë propozoj që të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Sali Berisha.

S'KA KOMENTE