ARTIKUJT E FUNDIT

Shqiptari vret me arme zjarri pronarin e lokalit në Gjermani

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf.

Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjecar. Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin. Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Autori thuhet se është kthyer në lokal më pas. Mësohet se ai ka kërcënuar klientët e tjerë atje.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

E rëndë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jete 67-vjeçarja në Berat

Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.  

Dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. 

Georgia Meloni reagon pas investigimit të RAI3

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni reagoi pas investimit të Rai3, duke theksuar se homologu i saj , Edi Rama u sulmua pas ndihmoi Italinë për emigrantët.

“Rama u linçua sepse ndihmoi Italinë me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit, raportojnë mediat italiane.

“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën, por zgjodhën ta linçonin. E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

Kapet me arme zjarri i riu ne Mallakaster

Mallakastër

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shpërthim me eksploziv në banesës e gjyqtarit 

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se lënda plasëse është vënë në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të shtëna me armë në një lokal nate në Greqi, një viktimë dhe një i plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të diel në Greqi. Ngjarja ka ndodhur jashtë në një lokal nate në Marousi. Si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve, fillimisht ka ndodhur një sherr mes të paktën dy personave jashtë një klubi nate. Dhe më pas ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ndodhet në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shkencëtarët në Deltën e Vjosës, nisin përpjekjet me qëllim mbrojtjen nga ndërtimi të zonës

Kërkues, biolog e shkencëtar nga shtete të ndryshme u bënë bashkë në grykëderdhjen e lumit Vjosa, për të nisur përpjekjet me qëllim mbrojtjen nga ndërtimi.

Profesor Aleko Miho shprehet se kjo zonë ka rëndësi shumë më të madhe për biodiversitetin

Mbi 60 studiues u bënë bashkë për kërkime mbi dhe nën ujë.Ndërsa Miho tregon se një pjesë e specieve janë në rrezik zhdukje.

Profesor Fritz Schiemer  shpreh rëndësinë e nismës.

Shprehet pro turizmit, por në një formë që nuk do të cenojë natyrën.

Për gjashtë ditë studiuesit mblodhën të dhënat, të cilat pas analizave do të paraqiten në një raport të posaçëm për të mbështetur kërkesën e shpalljes zonë e mbrojtur.

Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se ndërtimi i TEC-it në Roskovec nuk do të ketë asnjë impakt mjedisor në zonë. Madje sipas tij, ndërtimi i TEC-it i jep një rol të rëndësishëm Roskovecit dhe qarkut të Fierit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel rajonal.

Në një prononcim për mediet, pas një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, Balla, duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve të Roskovecit për ndërtimin e TEC-it në tokë bujqësore, tha se projekti ka impakt të rëndësishëm strategjik dhe ekonomik dhe nuk dëmton mjedisin.

Qarku ynë është me fat që kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, që e ka kthyer Shqipërinë në një pozicion strategjik në hartën evropiane të furnizimit me gaz dhe natyrisht që duhet të kalojnë në fazën e dytë, jo vetëm tranzit, por edhe vend përfitues. Krijimi i burimeve të tjera alternative të energjisë përmes përdorimit të gazit, është një hap i rëndësishëm që duhet të bëjmë sa i përket rritjes së kapaciteteve tona prodhuese të energjisë elektrike”, tha Balla.

Do doja t’i bëja thirrje qytetarëve dhe t’i garantoja se nuk ka asnjë lloj ekspozimi, në kuptimin e të ndonjë risku, që ka të bëjë me mjedisin, sepse në shumë vende të botës, kudo ku kalojnë gazsjellësit, është mundësi reale për të krijuar njësi të prodhimit të energjisë elektrike, të bazuar në gaz”, tha ai.

“Dua t’i garantoj banorëve të Roskovecit se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm strategjik, me zero rrezik ndotjeje mjedisore, por që i jep bashkisë, popullit të zonës, të ardhura shtesë të cilat do të përdoren për të zhvilluar infrastrukturën e zonës dhe për të rritur numrin e vendeve të punës, sepse bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, si një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në Shqipëri”, përfundoi Balla.