NASA , bën paralajmërimin e çuditshëm: Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën

 

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve.Administratori i agjencisë hapësinore Bill Nelson tha se ai ka frikë se programet civile të vendit të nisura në emër të shkencës mund të jenë në fakt operacione të fshehta ushtarake.

Duke folur para një Komiteti të Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve për të argumentuar pse NASA kishte nevojë për një buxhet prej 25.4 miliardë dollarësh për vitin 2025, Nelson tha: Kina ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, veçanërisht në 10 vitet e fundit, por ato janë shumë, shumë të fshehta. Ne besojmë se shumë nga të ashtuquajturat programe të tyre hapësinore civile janë një program ushtarak. Dhe unë mendoj se, në fakt, ne jemi në një garë.

Gjatë “garës hapësinore” origjinale, SHBA dhe Rusia luftuan për të qenë vendi i parë që do të vendosë njerëzit në Hënë. SHBA fitoi kur Neil Armstrong doli në sipërfaqe në 1969.

Megjithatë, ndërsa mbetet i vetmi vend deri më tani që ka zbarkuar astronautë në Hënë, Kina është zotuar të arrijë arritjen deri në vitin 2030, me plane për një bazë të përhershme.

Programi Artemis i NASA-s synon të kthejë astronautët amerikanë në sipërfaqen hënore  në vitin 2026, por është hasur me një sërë pengesash dhe vonesash.

Misioni do të fokusohet në polin jugor hënor, një zonë me interes për një numër vendesh për shkak të mundësisë së akullit të ujit, i cili mund të përdoret për të krijuar baza afatgjata dhe për të prodhuar karburant dhe oksigjen për misionet më tej në hapësirë.

Si SHBA ashtu edhe India kanë zbarkuar me sukses anije kozmike pa pilot rreth polit. Kina ka zbritur gjithashtu në Hënë, duke përfshirë vendosjen e një rover hënor si pjesë e misionit të saj Chang’e 3 dhe kthimin e mostrave nga sipërfaqja si pjesë e Chang’e 5 në 2020.

“Data e tyre e fundit që ata kanë thënë se do të zbresin është 2030, por kjo vazhdon të rritet,” tha Nelson.

“Shqetësimi im do të ishte nëse Kina do të arrinte fillimisht atje dhe do të thoshte papritmas ‘në rregull, ky është territori ynë, ju qëndroni jashtë’”.

Nelson përdori ishujt Spratly si shembull në Tokë, një zonë në Detin e Kinës Jugore e pretenduar njëkohësisht nga Kina, Tajvani, Vietnami, Malajzia dhe Filipinet për shkak të burimeve të pasura natyrore.

“Mendoj se na takon ne që të arrijmë atje së pari dhe të përdorim kërkimet tona për qëllime paqësore,” tha ai.

Një dokument i botuar muajin e kaluar zbuloi se Kina po planifikon të vendosë sistemin e saj të përparuar të vëzhgimit të të gjithëve në bazën e ardhshme hënore dhe do t’i japë asaj aftësinë për të ‘ zbuluar dhe synuar objektiva të dyshimta ‘.

Kina ka nisur gjithashtu stacionin e saj hapësinor, stacionin hapësinor Tiangong , i cili është i pajisur me ekuipazh të përhershëm si ISS.

Megjithatë, NASA ka zbuluar gjithashtu se planifikon të fillojë të shqyrtojë se si të nxjerrë burimet nga Hëna, me gërmimet që mund të fillojnë në vitin 2032.

Protesta te Bashkia e Tiranës, reagojnë ambasada e SHBA-së dhe BE-së

Me anë të një reagimi në platformën sociale “X”, Prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën e sotme.

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë.

Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”,thuhet në reagimin e Prezencës së BE-së në Tiranë.

Gjithashtu, dhunën e ka dënuar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. 

E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët.Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Protestuesit çajnë kordonin e policisë/ Tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës

Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe knë tentuar  të hyjnë në Bashkinë e Tiranës.

Këshilltarët e opozitës kërkojnë të futen në godinë, ndërsa shprehen se nuk po lejohen të zhvillojnë punën në orar zyrtar.

“Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë, në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit, është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë. të luajnë me paratë e shqiptarëve”, tha një prej këshilltarëve bashkiakë, Dorian Teliti.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit për t’ju bashkuar protestës qëlluan më parë me bojë, pampersa dhe mollë godinën.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.

Kjo është protesta e tretë e opozitës para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve disa javë më parë.

Irani: Dronët u lëshuan nga të infiltruar brenda vendit

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi sot, duke cituar burime të mirëinformuara, se nuk ka asnjë informacion për një sulm nga jashtë, pas shpërthimeve që u dëgjuan në Iran.

Ndërsa një analist iranian deklaroi sot në televizionin shtetëror iranian se dronët, të cilët u rrëzuan nga sistemet kundërajrore në Isfahan, operoheshin nga “të infiltruarit që ishin brenda Iranit”.

“Në kundërshtim me thashethemet dhe pretendimet e bëra nga mediat izraelite nuk ka asnjë informacion që flet për një sulm nga jashtë kundër qytetit të Isfahanit apo ndonjë pjese tjetër të vendit,” raportoi agjencia, ndërsa asnjë lider iranian nuk ka komentoi publikisht këto shpërthime.

Sipas mediave amerikane, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara raportuan një sulm izraelit në shenjë hakmarrjeje për lëshimin e paprecedentë të dronëve dhe raketave kundër Izraelit fundjavën e kaluar.

Tasnim shpjegoi se “njësitë e mbrojtjes ajrore ishin aktive në disa vende si Isfahan dhe Tabriz”, një qytet në Iranin verior. Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane Irna raportoi se “asnjë dëm i madh” nuk ishte raportuar pas shpërthimeve.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat duke cituar zyrtarë amerikanë raportuan se Uashingtoni ishte paralajmëruar për një sulm izraelit ndaj Iranit, por as nuk e miratoi operacionin dhe as nuk luajti ndonjë rol në ekzekutimin e tij.

Herët në mëngjes rifilloi funksionimi i të gjithë aeroporteve të vendit, përfshirë dy në Teheran dhe ato në Isfahan dhe Shiraz, pasi ishte pezulluar pas shpërthimeve. Po ashtu, sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare ka mohuar raportet e shtypit sipas të cilave ky organ, i kryesuar nga presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi, do të mblidhej urgjentisht sot pas këtyre shpërthimeve.

Fier/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin e tij, tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.7 lekë.Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.6 lekë, ndërsa në shitje me 69.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Tuneli i Llogarasë/ Zbulohen shkeljet

Tuneli i Llogarasë, gangrenë mjedisore dhe korruptive. Qeveria e ka konsideruar ligjërisht Qafën e Llogarasë si një nga zonat më të mbrojtja të vendit, por vetëm deri kur nisi ndërtimit i tunelit… Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksion”, kompani e cila po ndërton si nënkontraktor tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburunit. Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburunit, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskenat me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

 Rreziku për parkun natyror të Karaburunit

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë Tunel është mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër.

Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut…dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u skualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh.

Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro.

Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering ” spa , “LLAZO” sh.p.k dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë.

Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën.

Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion. “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminuar kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike.

Tenderi 1 DST

“Në këtë kontekst, operatori ekonomik duhet të:

  1. a) Demonstrojë:

Përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor ose partner drejtues në një sipërmarrje të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqatë (JVCA) lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 (një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksitetin të krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 (pesë) viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë(-a) që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.”

Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me  4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?

Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme.

Sipas ekspertit të ekonomisë në MCN, Pano Soko “Problemi me tenderat në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsioni”. Tenderat që janë abuzuar sistematikisht vitet e fundit janë dy arsyeja. E para duke rregulluar termat e refenesë, temat e tenderit. Si rregullohen, njolloje si një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohen edhe tenderat. Përpilohen kushtet e tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrentë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitoj një kompani. Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmën e tenderave i ka fituar një kompani”.

Vetë Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskriminimit të operatorëve ekonomikë.

Sipas Ligjit të Prokurimeve

Neni 2

Qëllim i këtij ligji është:

ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;

  1. d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;

Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting”kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike.

Në fakt, kushtet diskriminuese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucioni.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, Ministria ka bërë disa ndryshime përsa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë.

Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike.  Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro.

Por Ministria nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në arnimin e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh.

Eksperti ekonomisë MCN, Pano Soko shprehet: “Ne kemi ligjin të tillë që i vetmi benifit që mundet të prodhoj është konkurrenca. 70% e garave janë fituar ku ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Kjo është gara këtu, kjo nuk është garë. Këtu kemi një lidhje të një kontrate, një marrëveshje mes shtetit dhe një kompanie”.

“Për ndryshimin e dokumenteve”

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës.

Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit. Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

Sipas ekspertit ekonomisë Pano Soko: “Këto janë normuar, janë bërë brena ligjit, ç’ka operon i gjithë sistemi”. “Korrupsioni nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet be gjithë infrastruktura nga ata lart, ata që miratojnë VLM, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitekturën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitekturë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsionin në sistem, e kemi që në rrënjë”.Emisioni “Vetting” B/W

16 mije fermere ne Fier aplikojne per naften falas

Prej 27 marsit te ketij viti ka nisur aplikimi i fermereve per skemat ndihmese ne bujqesi. Sipas pergjegjeses se ekstensionit ne Drejtorine e bujqesise ne Fier Shqiponja Musaraj ne permbyllje te ketij procesi jane kryer 16 mije aplikime te fermereve te Qarkut Fier ku ,skema e mbeshtetjes me nafte perben edhe pjesen me te madhe te aplikimeve.

Interesimi i fermereve per aplikimet per nafte ka qene ne pothuaj te njejta shifra nga viti i kaluar nderkohe qe pjesa me e madhe e fermeve kane aplikuar perfitimin e karburantave per punimet e tokes per mbjelljet ne drithera e perime