Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lushnje-Berat. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur 67-vjeçarin Hamdi Çela i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.