Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të...

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

122
SHPËRNDAJE

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar K. K., u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE