Rama: Arrestimi i ministrave tregon se Reforma në Drejtësi po funksionon, s’ka...

Rama: Arrestimi i ministrave tregon se Reforma në Drejtësi po funksionon, s’ka më të paprekshëm

57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama po mban një deklaratë me përfaqësuesin e e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, ku kanë pritur edhe pyetje nga gazetarët.

Rama ka folur edhe për raportin e Transparency Internacional, ku tha se raporti nuk flet për një qeveri të korruptuar, por një korrupsion në tërësi në sektorët e jetës.

Lidhur me këtë kreu i qeverisë u shpreh se korrupsion ka edhe në pushtetine  katër, duke iu referuar medias. Ai tha që ka media që janë të korruptuara, pastrojnë para apo edhe shfrytëzojnë gazetarët.

Ndër të tjera kryeministri foli dhe për ministrat që janë arrestuar, teksa tha se kjo është një shenjë që tregon se reforma në drejtësi funksionon dhe se nuk ka më të paprekshëm që janë në pushtet.

“Transparency Internacional nuk flet për qeverisje të korruptuar. Natyrisht numër një e cdo kujt që ka një mikrofon dhe është në publik, është që mos të shndërrojë infomacionin. Transparency Internacional flet për korrupsion që është ende pjese. Nuk thotë qeveria, thotë në të gjithë sektorët e jetës. Të gjitha pushtetet, ekszekutiv, gjyqësor dhe media. Që kjo e fundit është pjesë e korrupsionit që duhet të pastrohet. Është korrupsioni i niveli kriminal se është i bazuar te shantazhimi, te gjobvënja te aktorët publik, për përfitime financiare të padeklaruara kuptohet.

Dhe sic nuk është e gjithë media kështu. Unë nuk jam dakord me ju, por nuk them se media juaj është e korruptuar. Brenda pushtetit të katër ka korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal. Folëm për shfrytëzim të punonjësve ose i gazetarëve që është pjesë e saj. Jo tek të gjithë. Kështu që atë Transparency Internacional mos ja thoni as vetes e jo më publikut. Në fund të ditës mos harroni që jemi shqiptar dhe mos i bëni këto pyetje të huajve.

Një ministër në burg, një zv.kryeministër nënhetim. Kjo është pozitive në reformën e drejtësisë apo negative? Ju cfarë keni pritur nga reforma që të konfirmonte që të gjithë janë engjëj. Prandaj bëmë reformën që mos ketë të paprekshëm dhe të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur që kur ka pasur shtet shqiptar që njerëz të lidhur me pushtetin të shkojnë në burg” tha Rama.

S'KA KOMENTE