45-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri ne spital

45-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri ne spital

518
SHPËRNDAJE

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. Mesohet se i plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

S'KA KOMENTE