37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj pas një sherri në...

37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj pas një sherri në banesë

340
SHPËRNDAJE

Një 37-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një banese te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet. 

Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa viktima e identifikuar si A. Pushani ka pasur plagë në trupë të shkaktuara nga thika. Burime nga policia bënë me dije se dyshohet se autore e vrasjes është motra e viktimës M. Pushani.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

S'KA KOMENTE