“Zonja 5 milionë euroshe”/ Berisha i përgjigjet ashpër Spiropalit

“Zonja 5 milionë euroshe”/ Berisha i përgjigjet ashpër Spiropalit

191
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka vijuar të flasë edhe pasi i kanë mbyllur mikrofonin për tejkalim kohe. Më pas fjala i është dhënë Ministres Elisa Spiropalit, e cila nuk i ka kursyer ironitë ndaj Berishës.

Pas deklaratës së ministres, ka reaguar sërish Berisha duke u shprehur:

Kur një zonjë flet në këtë mënyrë nuk prish gojën tënde dhe ti kthehesh me ato që meriton, kur nuk ke turp thua dhe bën gjithçka. Vi këtu i vetëdijshëm se kam përballë një organizatë kriminale të vërtetë që ka përdor çdo ditë të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, vetëm në aferën e fundit të inceneratorëve brendi shqiptar i zonjës Konomi me Skëndërbuçin e Spiropalit, me anëtarë të organizatës së tij ka grabitur 430 milion euro. U tregoj shqiptarëve se çfarë shkalle inkriminimi keni! Zonja që foli, që thirret zonja 5 milionshe, nuk hyn te anëtarët e mëdhenj të organizatës, por hyn si anëtar i bronjuar i saj. Ndaj keni për borxh të dilni e shani me gjuhë ordineri që një grua që i thotë vetës e tillë nuk ia lejon vetes këto fjalë, jo se fjalori më mungon t’ju them një për një, por goja ime frenohet para një zonje. Pse e keni këtë qesëndi? E kupton sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty? e ngjite në çatinë e botës për vdekshmërinë e Covidit dhe më thua mua…. kam fol se jam mjek, jam njeri, kam parë mijëra jetë të shkuara…

S'KA KOMENTE