Zgjidhet misteri 7 vite pas vrasjes së dyfishtë ne Greqi kryer...

Zgjidhet misteri 7 vite pas vrasjes së dyfishtë ne Greqi kryer nga 36 vjecari shqiptar

2190
SHPËRNDAJE

Misteri i vrasjes makabër të ndodhur në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginas, ku sipas autoriteteve në Athinë 36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj, i arrestuar në Maltë, ka torturuar dhe më pas djegur të gjallë ish-pronaren e tij dhe nipin e saj, është duke u zbardhur pas 7 vitesh.

70-vjeçarja Irini Marmarinou dhe nipi i saj 44-vjeçar, Lambros Protonotarios u rrahën brutalisht dhe u dogjën të gjallë në shtëpinë e tyre, pasi iu grabitën 780 mijë euro që kishin tërhequr nga një bankë.

Sipas Newsit.gr, 36-vjeçari shqiptar tashmë i kapur në Maltë është tradhtuar nga ADN-ja e gjetur në kapelën e tij.

Ditën e ngjarjes autorët kanë hyrë në shtëpi, kanë rrahur rëndë viktimat e tyre dhe pasi kanë gjetur paratë që kërkonin, i kanë vënë flakën, si për t’i vrarë, ashtu edhe për të mbuluar gjurmët.

Njollat e gjakut në muret e shtëpisë, së bashku me mobiliet e thyera dhe xhamat e dritareve, kondensuan torturën e përjetuar nga Marmarinou dhe nipi i saj.

Siç u pa nga deklasifikimi i sekretit bankar, pak ditë para krimit të dyfishtë, 70-vjeçarja kishte tërhequr 800 mijë euro nga një bankë. Diçka që mesa duket e dinin autorët, të cilët hynë të vendosur për të marrë paratë dhe për ta vrarë.

Analizat laboratorike u realizuan përreth 60 të dyshuar, ku të gjithë u konstatua se jetonin në të njëjtin fshat në Shqipëri dhe kishin lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ishte në Aegina ditën e krimit ku edhe punonte, por arriti të arratisej.

Ai është Ledjon Brakaj, i cili shkoi në Maltë dhe dukej se do të qëndronte i arratisur përgjithmonë dhe sikur çështja ishte mbyllur si e pazbardhur.

Ilio;.

Ai postonte video dhe foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale nga pushimet dhe udhëtimet e kohës së lirë, me autoritetet që vazhdonin në heshtje të hetonin pa ngritur dyshimet e tij.

Sipas një raporti të Vassilis Lambropulos, për shkak se sasia e materialit gjenetik të gjetur në shtëpinë e vrasësit ishte e vogël, analizat çuan te punëtori me kombësi shqiptare dhe të afërmit e tij, me autoritetet greke duke u përpjekur që në momentin e parë për të gjetur një kod komunikimi me kolegët e tyre në shtetin fqinj, që do të hidhte më shumë dritë mbi vrasjen makabër.

Më në fund, oficerët e policisë në Maltë i morën 36-vjeçarit gjurmët e gishtërinjve dhe kur u identifikuan me ato të urdhrit europian të arrestit, njoftuan autoritetet greke.

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë kanë ndodhur me paratë që ndodheshin brenda shtëpisë dhe cilët kanë qenë bashkëpunëtorët në vrasjen e dyfishtë, me procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit të akuzuar drejt Greqisë, që po zhvillohen plotësisht.

S'KA KOMENTE