Zbulohet slogani i PS për fushatën e zgjedhjeve të “14 Majit”

Zbulohet slogani i PS për fushatën e zgjedhjeve të “14 Majit”

142
SHPËRNDAJE

Kurrë pas, përpara”, është slogani i Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve lokale më “14 Maj

slogani do të prezantohet nesër.

Kujtojmë që jemi vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës edhe pse tanimë ajo jo-zyrtarisht ka filluar prej disa ditësh.

Partia Socialiste e cila ka fituar në zgjedhjet e fundit 60 bashki të vendit për shkak se opozita nuk hyri në garë, vendosi të hyjë në këto zgjedhje me shumë pak ndryshime në emra.

Në krahun tjetër, kundërshtari më i denjë i PS-së,  koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bërë ditur prej ditësh sloganin, “Ndryshimi, në duart e tua”.

Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë për kryetar vetëm në 15 bashki, ndërsa ende nuk është bërë publik slogani i tyre.

S'KA KOMENTE