Zbulohen dokumentet e sekuestruara në banesat e ish gruas dhe bashkëjetueses së...

Zbulohen dokumentet e sekuestruara në banesat e ish gruas dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

8819
SHPËRNDAJE

Zbulohen dokumentat e sekuestruara në banesën e ish gruas dhe partneres së Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për 3 vila dhe 2 apartamente, në pronësi të ish gruas Albina Micka.

Sakaq 2 të tjera në pronësi të partneres së tij Erjola Hoxha.

Kontrollet në banesën e partneres dhe ish bashkshortes së tij erdhën vetëm disa orë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Ahmetajt, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Dy muaj më parë,  struktura antikorrupsion tha zyrtarisht për mediat, se është duke analizuar veprimet e Ahmetaj për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Sipas burimeve SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit  janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim që fituan koncesionin.

Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë  duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

S'KA KOMENTE