Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën sot në tunelin e uzinës...

Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën sot në tunelin e uzinës së Poliçanit

438
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet. Mesohet se duke iu referuar burimeve konfidenciale, fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën. 

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke. 

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

S'KA KOMENTE