Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times

Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times

146
SHPËRNDAJE

Në Irpen, trupat ruse vranë një gazetar të New York Times dhe një gazetar tjetër u plagos, tha shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetar është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar Nebitov në Facebook.

Ai publikoi gjithashtu një ID dhe pasaportë gazetareske editoriale, sipas së cilës bëhet fjalë për video gazetarin, shtetasin amerikan Brent Renaud.

S'KA KOMENTE