Vritet ne luftimet ne Ukraine,kapiteni 33 vjecar i njësisë speciale ruse

Vritet ne luftimet ne Ukraine,kapiteni 33 vjecar i njësisë speciale ruse

54
SHPËRNDAJE
0 Pay Dead Russian Military 9 East2west News

Një luftëtar i Spetsanz, njësisë së forcave special të Rusisë është vrarë në betejën për të marrë kontrollin e Mariupolit. Sipas mediave të huaja, tre nga trupat e Spetsanz janë eliminuar gjatë luftimeve nga regjimenti Azov, i Gardës Kombëtare e Ukrainës. 

Tre viktimat, janë identifikuar si kapiten Konstantin Druzhkov 33 vjeç, Islam Abduragimov dhe Shamil Aselderov 19 vjeç. Dokumentet e viktimave ruse një gjetur brenda një automjeti të blinduar, tashmë e sekuestruar nga forcat ukrainase. Raportohet se Druzhkov ishte i martuar me një grua nga rajoni Donbas i Ukrainës dhe shërbeu në shtabin e inteligjencës në rajonet jugore të Rusisë. 

Ai ishte përfshirë në luftimet në Donbas në vitin 2014 dhe përdorte pseudonimin Konstantin Dzhugashvili në një llogari të mediave sociale duke fshehur identitetin e tij të vërtetë.

Dzhugashvili ishte emri i vërtetë i familjes së liderit brutal të kohës së luftës të Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin, i cili vdiq në vitin 1953 në moshën 74-vjeçare nga një goditje në tru.

Njësia special “GRU”, pjesë së cilës ishte edhe Dzhugashvili, është mjaft e njohur në Rusi.

Në Luftën e Ftohtë, një agjent i GRU-së nën mbulimin diplomatik në Londër, kapiteni Yevgeny Ivanov, shkaktoi rënien e një qeverie konservatore pasi joshi dhe manipuloi Christine Keeler, e njohur si e dashura e ministrit Britanik të Luftës, John Profumo.

Vlen të përmendet sakaq se, Mariupol është “shkatërruar tërësisht” nga raketat e lëshuara nga forcat e Vladimir Putin, duke lënë pas mijëra të vdekur.

Ndërtesat civile, duke përfshirë një teatër ku fshiheshin familjet, janë vënë në shënjestër ditët e fundit, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskiy, tha se rrethimi ishte “një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”.

S'KA KOMENTE