Vrau gruan me kallashnikov në derën e gjykatës, dënohet me burgim të...

Vrau gruan me kallashnikov në derën e gjykatës, dënohet me burgim të përjetshëm ish-polici

331
SHPËRNDAJE

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-policin Koço Buzo, i cili vrau bashkëshorten e tij Liljana Buzo në vitin 2021.

Në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, çifti ishte në proces divorci. Ish-efektivi Koço Buzo, qëlloi  me kallashnikov pranë gjykatës bashkëshorten e tij, e cila ishte e shoqëruar nga djali i saj.

Asokohe Koço Buzo, armën e mbante në një çantë sportive dhe sipas informacioneve policore, ishte nisur për të hyrë drejt e në sallën e gjyqit, ku dhe kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, pikërisht brenda ambienteve të gjykatës.

S'KA KOMENTE