Vrau dy motrat në banesën e tyre, prokuroria kërkon burg përjetë për...

Vrau dy motrat në banesën e tyre, prokuroria kërkon burg përjetë për autorin

92
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për jetë Përparim Ademin, i akuzuar për vrajsen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2020.

Ditën e fundit të vitit ai ekzekutoi në banësën e tyre motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Përparim Ademi kishte një martesë tjetër të ligjshme, por prej vitesh bashkëjetonte me viktimën Kristina Bardhi.

Ademi prej kohësh ishte shkëputur nga gruaja e tij, me të cilën kishte dhe fëmijë dhe jetonte me Bardhin.

Po ashtu dhe me bashkëjetuesen ai kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 13 dhe 15 vjeç.

Ademi u arrestua menjëherë pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Tiranën.

S'KA KOMENTE