Vrau babane ne Mallakaster, 37 vjecari para trupit gjykues: “Çfarë u be...

Vrau babane ne Mallakaster, 37 vjecari para trupit gjykues: “Çfarë u be , u be”!

677
SHPËRNDAJE

Gjykata Fier ka vendosur masen e vleresimit arrest me burg per 37 vjecarin Mariglen Muhametaj qe vrau dy dite me pare babane e tij 73 vjecarin Qemal Muhametaj ne Mallakaster . Seanca gjyqesore ndaj 37 vjecarit drejtohej nga Prokuror Andi Pogace dhe gjyqtar Sonila Hoxha . Edhe ne sallen e gjyqit 37 vjecari qe vrau babane e tij nuk ka shfaqur pendese por eshte shprehur para trupit gjykues me fjalet : “Cfare u be , u be”! Edhe me heret ne prani te policise dhe grupit hetimor 37 vjecar ka pranuar vrasjen duke rrefyer edhe te gjithe detajet e ngjarjes.

Gjate marrjes ne pyetje nga eksperte te policise , Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak i vrasjes ka qenë një grindje babe e bir . 73 vjecari Qemal Muhametaj i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrinte se nuk kishte me çfarë ta ushqente . Grindja ka ndodhur nr korridorin e shtëpisë.

Në grindje e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend. 37 vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj  ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

S'KA KOMENTE