Vrasje me arme zjarri ne Shkoder,humb jeten 47 vjecari

Vrasje me arme zjarri ne Shkoder,humb jeten 47 vjecari

382
SHPËRNDAJE

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Viktima është identifikuar si 47 vjecari Prek Tonaj, teksa ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në fshatin Grudë. 

Burime bëjnë me dije se autori ka qëlluar me kallashnikov dhe ka qenë i maskuar.

Mesohet se viktima në vitin 2011 se bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje për motive hakmarrje.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

S'KA KOMENTE