Vrasja ne Shkoder/ Naim Bajri u qëllua 10 herë nga një mjet...

Vrasja ne Shkoder/ Naim Bajri u qëllua 10 herë nga një mjet në lëvizje, po pinte kafe me punonjësin e tij

561
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Naim Bajrit në Shkodër. 

Burimet bëjnë të ditur se viktima ishte tregtar peshku në markaten e lagjes “Rus”. Sipas informacioneve, viktima ka qenë duke pirë kafe me punëtorin e tij në momentin që e kanë qëlluar e si pasojë e të shtënave, i plagosur ka mbetur edhe punëtori, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ndaj Bajrit dhe punëtorit raportohet të jetë qëlluar nga një automjet 10 herë. 

Breshëria e plumbave ka rezultuar fatale për Bajrin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Kujtojmë se Bajrit i kanë vrarë të birin para 20 viteve. Më konkretisht në 2001, u vra djali i tij 21-vjeçar, Indrit Bajri. 

Nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe blutë e Shkodrës:

Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. 

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. 

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE