Vrasja ne Fier,shoqerohen ne polici dy persona

Vrasja ne Fier,shoqerohen ne polici dy persona

4948
SHPËRNDAJE

Vrasja e Petraq Gjikës, në Fier vijon  ende të mbetet pa një autor kryesor si të dyshuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67 vjecari dhe një çoban, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje, pasi kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.

Po ushtrohen kontrolle në kodrën përkarshi serave dhe kabinës ku u gjet i pajëtë roja, ndërsa dëshmia  e të shoqëruarve pritet të jetë decizive pëe zbardhjen e së vërtetës.

Pistat e hetimit janë disa, nga konflitet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparëshme që mund të ketë pasur viktima me përsona të tjerë. Hetuesit u kthyen sërish në vendin ku u gjet trupi i pajetë i rojës, në mënyrë që të rindërtojnë skenën e ngjarjes.

Deri tani dyshohet se në vrasje ka marrë pjesë vetëm një person.

S'KA KOMENTE