Vrasja e rojës në Fier , policia shoqëron disa persona

Vrasja e rojës në Fier , policia shoqëron disa persona

1224
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Petraq Gjikës, rojës së një sere të prodhimeve bujqësore në Mbrostar Urë. 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67-vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pasi kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika. 

Po ushtrohen kontrolle në kodrën përkarshi serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës. Pistat e hetimit janë disa, nga konfliktet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.

S'KA KOMENTE