Vrasja e ish-ushtarakut, arrestohet autori nga Kolonje,Lushnje dhe bashkpunetori i tij

Vrasja e ish-ushtarakut, arrestohet autori nga Kolonje,Lushnje dhe bashkpunetori i tij

3834
SHPËRNDAJE

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NDËSHKIMI”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 46 vjeçarit Altin Alikaj, ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2022, në lagjen 24 Maji, Vlorë

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit.

Gjithashtu sekuestrohet një sasi lënde narkotike, e dyshuar Heroinë.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe punës profesionale të kryer, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në provat e grumbulluara, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NDËSHKIMI”.

Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit Sh.A., 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shtetasi Sh.A., dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit A.A., i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi M.K., dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Sh.A., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”.

S'KA KOMENTE