Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi/Rrëfehet autori: I kisha 75 mijë euro...

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi/Rrëfehet autori: I kisha 75 mijë euro borxhe

2069
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në ishullin e Rodosit në Greqi.

Sipas “Dimokratiki.gr”, hotelieri 53-vjeçar që i mori jetën duke mbytur me litar dhe më pas u ndihmua nga i biri për të fshehur trupin ka rrëfyer përplasjet që ka patur me babain e 3 fëmijëve, i cili ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimit.

Kështu, rezulton se 53-vjeçari është takuar me kontraktorin për herë të parë në vitin 2014, kur ata nisën një partneritet.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të vrasësit të tij, por pas punimeve pronari i hotelit që i mori jetën, i ngeli biznesmenit shqiptar një borxh prej rreth 75 mijë euro.

Mbrëmjen e së dielës, viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, i cili dyshohet se ka qenë i dehur dhe agresiv. Më tej, autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për paratë që ai ia ka patur borxh dhe se kishte shkuar shumë herë të tjera në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësim.

Të dielën mbrëma, kontraktori, siç pretendon autori, ka shkuar në hotel nën efektin e alkoolit dhe ka filluar të abuzojë me të dhe më pas ka sulmuar djalin e tij. Më pas, sipas gjithçkaje që pretendon autori, ka dalë përpara, për të mbrojtur djalin e tij nga goditjet e kontraktorit dhe ka nisur sherri mes tyre.

Më pas, i shtyrë nga instinktet e tij siç pretendon ai ka kapur një litar të cilin ia ka mbledhur dhe më pas shtrënguar viktimës rreth qafës për ta ndaluar dhe e ka hedhur poshtë, ndërsa në këtë moment duket se ka ndodhur edhe vdekja e Topallit.

Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin e kanë çuar në rrugën e shkretë ku është gjetur nga policia.

S'KA KOMENTE