Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Zbardhen detajet e reja

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Zbardhen detajet e reja

299
SHPËRNDAJE

Referuar informacioneve që Policia e Shtetit, ka mbledhur lidhur me ekzekutorin e Ardian Nikutajt dyshohet se ai fshihet në Greqi. Burime bëjnë me dije se portugezi Saraiva, vijon të jetë në Greqi.

Referuar sistemit TIMS- portugezi, ka dalë nga territori i Shqipërisë një ditë pasi ekzekutoi Nikulajn.

Ai ka hyrë në Kapshticë më datë 20 Prill, ndërsa sipas autoriteve greke që prej asaj dite, ai nuk e ka dalë nga shteti grek.

Përveç portugezit në kërkim për atentatin e 19 prillit vijon të jetë edhe shtetasi anglez Herry Simson.

Policia po shkëmben informacione si me autoritet portugeze, por edhe me ato angleze për arrestimin e tyre.

Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial  motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’ .

Por  në një deklaratë të mëvonshme të detajuar para hetuesve ai tregoi emrin e pronares së re Valbona Deda. Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë.

Megjithatë burimet tregojnë se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.

Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen midis të dyve. Haxhia ndërkohë shfaqet në pamje teksa largohet nga Shqipëria mbasi aty kishte mbërritur çifti i dytë i vëzhguesve.

Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.

Bëhet me dije se në këtë hetim nuk ka asnjë te penduar, ndërkohë që brenda datës pesë maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ja dërgojë Britanisë së Madhe ndaj të arrestuarve Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson.

S'KA KOMENTE