Vlora nën “vëzhgim” 24 orë – Tenderi: Kamera në rruge e kryqezime

Vlora nën “vëzhgim” 24 orë – Tenderi: Kamera në rruge e kryqezime

220
SHPËRNDAJE

Rrugët dhe kryqëzimet kryesore të Vlorës do të monitorohen me kamera të rezolucionit të lartë. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 8.3 milionë lekë që parashikon krijimin e infrastrukturës së nevojshme për sistemin e sigurisë publike.

Instalimi i kamerave në rrugët kryesore të qytetit do të përqendrohet te hapësira e rrugës duke identifikuar qartë lëvizjen e makinave, identifikimin e tyre me ‘Lexues Targash’ dhe drejtimin final të tyre.

Përkatësisht, në çdo kryqëzim do të ketë të implementuar ‘Lexues Targe’ i cili do të montohet në pozicion të përshtatshëm ku të identifikojë vetëm targën e makinës gjatë orëve të ditës dhe natës.

Dhoma e kontrollit të kamerave të sigurisë parashikohet të vendoset në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Për këtë qëllim, do të ketë dhe një aplikacion të posaçëm ku mund të bëhen denoncimet për shkeljet apo krimet nga ana e qytetarëve.

Në dokumentet e tenderit, vendosja e këtij sistemi cilësohet si diçka urgjente. Projekti ka si objektiv ndalimin e vjedhjeve, detektimin e aktiviteteve të dyshimta, parandalimin e krimeve dhe sinjalizimin e organeve ligjzbatuese.

S'KA KOMENTE