Vladimir Putin pranon të ulet në bisedime të nivelit të lartë me...

Vladimir Putin pranon të ulet në bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën, pas kërkesës se Zelensky

369
SHPËRNDAJE

Sinjale pozitive nga Kremlini. President i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar zgjidhje përmes dialogut me Ukrainën, pas thirrjes së homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një tryezë negociatash.

President Putin ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Putini e ka konfirmuar këtë gjatë një bisede me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, teksa ky i fundit e ka telefonuar për të biseduar lidhur me pushtimin e Ukrainës, që ka hyrë tashmë në ditën e dytë, duke lënë edhe qindra viktima.

“BBC” raporton se Presidenti kinez i ka shprehur mbështetjen Putinin, duke i kërkuar që të zgjidhin krizën me Ukrainën përmes dialogut.

Siç raporton “BBC”, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po paraqet një sfidë të madhe edhe për Kinën në shumë fronte, për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ky vend ka me Kremlinin.

S'KA KOMENTE