Vijojne ne diten e 3-të kerkimet ne lumin Seman per gjetjen e...

Vijojne ne diten e 3-të kerkimet ne lumin Seman per gjetjen e automjetit qe theu parmakun e hekurt te ures

933
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur sërish forcat RENEA në urën e Mrostarit në Fier. Në bashkëpunim me ta kanë mbërritur dhe efektivët e policisë së qyetetit dhe bashkë ata do të vijojnë operacionin për gjetjen e automjetit të tipit “Golf5” i cili ra në lumin Seman dy ditë më parë.

Drejtues i mjetit ishte 26-vjeçari Mateo Lika, fati i të cilit ende nuk dihet pasi humbi kontaktin me familjen dhe të afërmit mëngjesin e të dielës, ditën e aksidentit.

Burime bëjnë me dije se kjo është dita e fundit e kërkimeve në lumin Seman nga ana e policisë dhe RENEAS. Ata do të fokusohen në pikat kyçe ku mund të jetë mjeti. Nëse sot nuk arrijnë të bijen në gjurmët e mjetit, kërkimet do të zhvendosen në terren duke e përjashtuar kështu mundësinë e rënies në ujë.

S'KA KOMENTE