Vidhet nje sasi parash ne nje banese ne Fier,policia ne kerkim te...

Vidhet nje sasi parash ne nje banese ne Fier,policia ne kerkim te autoreve

6504
SHPËRNDAJE

DVP Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Endri Llazi, 26 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Në lagjan “Kastriot”, Fier, në banesën e shtetasit R. L., 57 vjeç, janë vjedhur një sasi parash.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. L (Z)., 23 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës Lushnjë, duke shkuar te banesa e bashkëshortit, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.   

S'KA KOMENTE