“Vajzat në lule të rinisë, rebelohen”/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

“Vajzat në lule të rinisë, rebelohen”/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

59
SHPËRNDAJE

Pas marshimit të dhjetëra grave sot, edhe disa studentë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë kundër dhunës dhe kufizimit të lirive të vajzave.

Ata bënë thirrje që çdo vajzë dhe grua të ngrihet e të protestojë për të drejtat e saj.

“Vajzat në lule të rinisë, rebelohen!”-shkruhej në pankartat e tyre.

“Punojnë paradite që mbasdite të ikin në shkollë. Ne nuk e duam arsimin si vend dhe kemi dalë në protestë si zëri i vajzave që shfrytëzohen. Dhe atyre që nuk kanë mundur të studiojnë.

Meqë sot është 8 marsi, është dita kur çdo grua dhe vajzë ngrihet për të drejtat e tyre. 

Gjithmonë na janë shkelur të drejtat, janë përbuzur, të merren me punë shpie e të respektosh babanë e vëllanë. Jetojnë në konvikte në kushte mizerabël se nuk marrin dot një shtëpi me qera. Ne jemi të aftë ta shkelim këtë qeveri”-tha njëra prej protestueseve.

S'KA KOMENTE