Ushtria e Ukrainës godet luftanijen ruse në Detin e Zi

Ushtria e Ukrainës godet luftanijen ruse në Detin e Zi

721
SHPËRNDAJE

Në Detin e Zi, Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën një anije luftarake të marinës ruse. Lajmi jepet nga Serhiy Bratchuk, një zëdhënës për Shtabin Operativ të Administratës Ushtarake Rajonale të Odessa, raporton Ukrinform.

“Ne do të shkatërrojmë armikun. Minus një luftanije armike. Armiku pëson humbje. Punë të mbarë, djema. Lavdi Forcave të Armatosura,” tha Bratchuk.

Nuk ka ende asnjë konfirmim nëse ishte një anije patrullimi apo një raketë, por e sigurtë është që është një anije më pak,” shtoi ai.

Shtabi Ushtarak i Ukrainës njoftoi në vijim duke shtuar edhe videon se “sot, më 7 mars 2022, njësitë e Trupave Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke mbrojtur rajonin e Odesa, goditën një anije armike. Kujdes, për moshat mbi 18 vjeë, se në video ka një fjalor anormal” paralajmërohet në njoftim.

S'KA KOMENTE