U vra sot në atentat me eksploziv, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje...

U vra sot në atentat me eksploziv, 27-vjeçari i akuzuar për vrasje edhe në Greqi

1304
SHPËRNDAJE

Ndonëse i ri në moshë, pas 27 viteve të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë sot në Tiranë në një atentat me eksploziv fshihen ngjarje të rënda dhe krime kundër jetës.

I skeduar në policinë shqiptare dhe i akuzuar për disa krime, por duket se e kaluara e errët e tij nuk është shkruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.

Mësohet se Sadikaj është i akuzuar për vrasje në vendin fqinj në Greqi. 27-vjeçari akuzohet për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga Sadikaj për prishje të pazareve të drogës.

S'KA KOMENTE