U vra nga shperthimi i eksplozivit ne makine ,zbulohet e shkuara e...

U vra nga shperthimi i eksplozivit ne makine ,zbulohet e shkuara e viktimes nga Berat

2428
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati me lëndë plasëse që i mori jetën mesditën e kësaj të shtune 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Mësohet se i riu ka qenë i proceduar më herët për një tentativë për vrasje, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Mjeti ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur po ashtu dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Paganika, i cili i është bashkuar grupit hetimor që po mbledh provat.

Flakët dhe tymi i zi ka përshkruar të gjithë aksin, ndërsa ngjarja ka shkaktuar trafik të dendur makinash.

Policia ka devijuar më pas qarkullimin e mjeteve, për shkak se janë dëgjuar disa shpërthime të mëpasshme, deri në shkrumbimin total të mjetit.

Fillimisht Sadikaj u pa i gjymtuar në rrugë, por si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën disa minuta më vonë.

Burime bëjnë me dije se Sadikaj udhëtonte i vetëm në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila dyshohet se është komanduar me telekomandë. Autorët e kanë vendosur në makinën e Sadikajt, dhe më pas kanë kryer shpërthimin e saj, në një nga zonat me trafikun më të dendur në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE