U vra në Fushë-Krujë, Besmir Hoxha baba i një 2-vjeçari, në pritje...

U vra në Fushë-Krujë, Besmir Hoxha baba i një 2-vjeçari, në pritje të fëmijës së dytë, si u takua rastësisht me Martinajn (DETAJE TË REJA)

1610
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me tre të vdekur në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Burime për mediat bëjnë me dije se Brilant Martinaj e kishte takuar në rrugë Besmir Hoxhën, të cilit i kishte kërkuar që ta shoqëronte në serviv, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.

Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.

Hetuesit dyshojnë se dikush brenda Fushë Kuqes e ka tradhtuar Brilant Martinajn, pasi ka patur informacione se atë ditë ai udhëtonte me mjetin e pablindur të Hoxhës.

Ndërkohë, më herët nëna dhe motra e Diklen Vatës dëshmuan se pak para se ai të vritej i kishte marrë në telefon duke i treguar se disa të panjohur po i ndiqnin dhe do t’i vrisnin.

S'KA KOMENTE