U shpall ‘non grata’ dhe nga Britania, Rama tallet me Berishen duke...

U shpall ‘non grata’ dhe nga Britania, Rama tallet me Berishen duke postuar librin e Enver Hoxhës

194
SHPËRNDAJE

Pasi ishte i pari që lëshoi informacion se Sali Berisha ishte shpallur non grata dhe nga Britania e Madhe, sot Edi Rama nuk mund të humbiste rastin për t’u tallur më tej me kundërshtarin e tij politik.

Në një postim pa koment në Twitter, Rama ka publikuar foton e librit të Enver Hoxhës, mbi rrezikun anglo-amerikan që i kanosej Shqipërisë.

Ende pa u bërë publik lajmi për shpalljen non grata të Berishës, Rama e pyeti kreun e PD-së  nëse mund ta kalonte kanalin e La Manshit, duke iu referuar hyrjes në Britaninë e Madhe. Vetë kryedemokrati e bëri të ditur sot lajmin, ku lexoi edhe pretendimet e Britanisë, se ai kishte kryer korrupsion në rastin e biznesmenit Damir Fazlliç si dhe ka pasur lidhje me grupet kriminale.

Berisha i mohoi akuzat duke thënë se vendimi është marrë pas presionit të DASH, ndaj Britanisë së Madhe.

S'KA KOMENTE