U qëllua me armë nga Policia greke, dalin pamjet e kokes se...

U qëllua me armë nga Policia greke, dalin pamjet e kokes se “Mafies shqiptare “i plagosur në rrugë

239
SHPËRNDAJE

Mediet greke kanë publikuar pamjet, që tregojnë 30-vjeçarin shqiptar, Esmin Ferhati, të shtrirë në rrugë mes gjakut, ndërsa forcat special greke EKAM i japin ndihmën e parë.
Sipas informacioneve, gjatë operacionit shqiptari ka tentuar të arratiset nga Universiteti Politeknik.

Esmin Fethati, i njohur ndryshe me nofkën “Esko” u qëllua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm nga oficerja e policisë, e cila sipas medieve greke e qëlloi shqiptarin për tu vetëmbrojtur, pasi ky i fundit e sulmoi me kaçavidë, pasi kishte tentuar të largohej nga zona për t’i shpëtuar arrestimit.

30-vjeçari së bashku me kriminelë të tjerë, kishin kthyer në seli të tyre konviktet e kampusit të Universitetit Politekntik të Athinës.

Duke dhënë 100 euro në muaj për çdo dhomë dhe pa paguar rrymë, internet dhe ujë, ata jetonin si familje. Ata qarkullonin me Mercedes dhe shijonin jetën e luksit me paratë e zeza nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje edhe rrëmbimet.

30-vjeçari “Esko”, siç quhej në sheshet e të jashtëligjshmëve, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm pas sulmit me kaçavidë dhe plagosjes nga një police, akuzohet për rrëmbim të një fëmije të mitur, djali i një gazetari, në maj të vitit 2019 dhe madje e ka fshehur në rezidencat e studentëve derisa kanë hyrë në shtëpinë në Pagrati dhe kanë grabitur të atin.

Ai u gjet dhe u identifikua shenja e gishtit, por edhe pse në kërkim, ai nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Në ambientin e banesës studentore jetonin “Esko”, i cili ishte në kërkim, pa kaluar asnjë ditë në burg dhe të paktën dhjetë kriminelë të tjerë shqiptarë si dhe kriminelë grekë.

Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi dje në kuadër të operacionit policor të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Nga operacioni u arrestua në total 22 persona, pjesëtarë të bandës shqiptare me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati.

Ndërkohë mësohet se mes të arrestuarve është edhe nje police praktikante

Policja kishte marrëdhënie pune në tregtinë e drogës me shqiptarin që mbeti i plagosur pasi tentoi të arratisej nga policia. Policja kishte dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë.

S'KA KOMENTE