31-vjeçarja greke që mbeti e plagosur në atentatin e dy shqiptarëve në Athinë dy netë më parë ka treguar momentet e tmerrit. Protothema shkruanse sipas 31-vjeçares në momentin që atentatori qëlloi mbi shqiptarët, ajo ishte në këmbë dhe po bisedonte me motrën e saj dhe pronarin e lokalit.
“Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët janë të vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan. Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë,” tha 31-vjeçarja.
Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u vranë teksa ishin ulur në një lokal në qendër të Nea Zmirnit.
ë person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash dhe më pas u largua me vrap.