U plagos me thikë pas një konflikti, përfundon në spital 45-vjeçari

U plagos me thikë pas një konflikti, përfundon në spital 45-vjeçari

1310
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.

Nga te dhënat paraprake rezulton se i dëmtuari është në moshë të mesme rreth 45 vjeç. Ai ndodhet në urgjencë pasi u shoqërua nga policia.

Mesohet se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.

Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

S'KA KOMENTE