U kap me 113 mijë euro në Audin luksoz, lihet në burg...

U kap me 113 mijë euro në Audin luksoz, lihet në burg efektivi i RENEA-s

41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina, i cili u arrestuar pasi u kap me 113 mijë euro në makinë.

Mësohet se Morina ka thënë para gjykatësit se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.

“Leket i kam marre nga nje biznesmen 30 min para arrestimit. Leket i mora per arsye personale. Jam i gatshem te bashkepunoj me me prokurororine”, mësohet të ketë thënë efektivi.

Kujtojmë se efektivi Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”.

S'KA KOMENTE