
Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.
Policia e Tiranës bën me dije se nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.
Mesohet se viktima është Elton Tahiri, ndërsa mësohet se nga kqyrja paraprake në trupin e tij është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.
Sakaq, trupi është dërguar në morg, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve nga policia dyshohet se 48-vjeçari ishte përdorues heroine.