Veteranët e UÇK-së kanë thyer rrethimin e Kuvendit dhe aktualisht janë afër derës së këtij institucioni, ku po kërkojnë që mos të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën është paraparë të shqyrtohet edhe paga minimale me ngritje, pa përfshirjen e këtyre kategorive të dala nga lufta.
Ata po protestojnë duke kërkuar që mos të diskriminohet dhe edhe ata të jenë pjesë e ndryshimeve të ligjit.
Njësia Speciale janë vendosur brenda dhe jashtë Kuvendit dhe nuk po lejojnë të hynë veteranët në ndërtesën e Kuvendit.
Ndërkohë, pjesëtarë të policisë thonë se veteranët kanë hedhur gazlotsjellësin, në mënyrë që të shfrytëzojnë rastin për të thyer rrethojat dhe për të hyrë në oborrin e Kuvendit, megjithatë, kjo ende nuk është e konfirmuar dhe mbetet të shihet.